HomeAktualitetiUkraina t’i kthejë Gjermanisë miliardat, të rinjtë ukrainas të kthehen në vendin...

Ukraina t’i kthejë Gjermanisë miliardat, të rinjtë ukrainas të kthehen në vendin e tyre

Alice Weidel trondit Kievin: Ukraina t’i kthejë Gjermanisë miliardat, të rinjtë ukrainas të kthehen në vendin e tyre

Bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Ukrainës, duke kërkuar që Gjermania të ndërpresë ndihmën financiare dhe ushtarake për Kievin.

Weidel kërkon gjithashtu që Ukraina t’i kthejë Berlinit një pjesë të miliardave të dhëna që prej nisjes së luftës, ndërsa ka hapur edhe çështjen e ukrainasve që jetojnë në Gjermani.

Sipas saj, të rinjtë ukrainas në moshë për shërbim ushtarak duhet të kthehen në Ukrainë, në vend që të qëndrojnë në Gjermani duke përfituar nga sistemi social.

Weidel kishte deklaruar më herët se Kievi i detyrohet Gjermanisë rreth 70 miliardë euro, ndërsa tani kërkon që Berlini të ndryshojë kurs, të ndalë mbështetjen dhe të përqendrohet te negociatat për paqe.

Qëndrimi i saj është në përplasje të drejtpërdrejtë me kancelarin Friedrich Merz, i cili ka deklaruar se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën.

Përplasja merr peshë edhe më të madhe në një kohë kur AfD po forcon ndjeshëm pozitat e saj në politikën gjermane, duke e kthyer qëndrimin ndaj Ukrainës dhe Rusisë në një nga debatet më të forta në vend.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments