Sunday, October 11, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAtentati mafioz:Autorët e ndoqën “Çilo Hundëderri” dhe aktivizuan tritolin me celular. Lidhja...

Atentati mafioz:Autorët e ndoqën “Çilo Hundëderri” dhe aktivizuan tritolin me celular. Lidhja me “Tanin e Ruzhdiut”

Atentati mafioz/ Ishin vetëm 50 metër larg, autorët e ndoqën “Çilo Hundëderri” dhe aktivizuan tritolin me celular. Lidhja me “Tanin e Ruzhdiut”
Dyshimet paraprake janë se lënda plasëse e vendosur në automjet (poshtë sediljes së shoferit) mund të jetë aktivizuar në distancë përmes një telefoni, kjo nga një largësi e afërt jo më shumë se 50 metra.

Beqir Devolli nuk mundi t’i mbijetonte plagëve pas atentatit me tritol të mbrëmjes së djeshme në Gjirokastër. Makina Benz që ai drejtonte shpërtheu në ecje, ndërsa 45-vjeçari humbi jetën në autoambulancë rrugës duke u dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se ai njihej në “Qytetin e Gurtë” me nofkën “Çilo Hundëderri” dhe burime jo zyrtare nga policia bëjnë me dije se vetë Devolli ka qenë shënjestër e këtij atentati, për shkak të të shkuarës së errët që 45-vjeçari ka pasur në Greqi. Nuk përjashtohet që atentati të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës, por edhe ngjarjeve të javëve të fundit në vend.

Dyshimet paraprake janë se lënda plasëse e vendosur në automjet (poshtë sediljes së shoferit) mund të jetë aktivizuar në distancë përmes një telefoni, kjo nga një largësi e afërt jo më shumë se 50 metra. Sipas të dhënave të fundit, Beqir Devolli jetonte në shumicën e kohës në Tiranë dhe vetëm pak orë përpara atentatit kishte mbërritur në Gjirokastër.

Pista më serioze e hetimit lidhet me hakmarrjen, kjo pas atentatit të tre javëve më parë në Sarandë ndaj Artan Myrtajt, i njohur si “Tani i Ruzhdiut”, i cili u vra në rrugë në mes të ditës.

Besohet se Beqir Devollin, dy atentatorët e dyshuar e ndoqën që nga Viroi dhe pritën momentin që rruga të zbrazej për të bërë shpërthimin e telekomanduar me celular.

Beqir Devolli rezulton të jetë dënuar në vitin 2012 për transport të paligjshëm të emigrantëve, ndërsa për dy vite ka qenë nën masën “Arrest shtëpie” në Tiranë. Pasagjeri që për fat i shpëtoi atentatit, Erigels Mela (26 vjeç) besohet se hipi në makinën e Devollit vetëm 700 metra përpara shpërthimit. Ky i fundit ruhej nga kërcënimet, pasi një vit më parë iu dogj mjeti Range Rover që kishte në pronësi, në shenjë paralajmërimi.

@NewsIn.Al
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments