KreuAktualitetiNdërron jetën në atentat, Beqir Devolli njihej si "Çilo Hundëderri", një vit...

Ndërron jetën në atentat, Beqir Devolli njihej si “Çilo Hundëderri”, një vit më parë i dogjën makinën

Sapo ishte kthyer nga Tirana kur i bënë atentat, Beqir Devolli njihej si “Çilo Hundëderri”, një vit më parë i dogjën makinën

Atentati me tritol i së shtunës në Gjirokastër ka shkaktuar humbjen e jetës së Beqir Devollit, drejtuesit dhe pronarit të ‘Mercedes Benz’-it që shpërtheu pranë Policisë së Gjirokastrës.

48-vjeçari ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës teksa transportohej me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Viktima ishte edhe shënjestra e atentatit, ndonëse më herët u raportua se objektivi ishte pasagjeri Rigers Mela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Devolli sapo ishte kthyer nga Tirana dhe po i drejtohej banesës së tij në lagjen “Palorto.” Rreth 700 metra para se të arrinte në vendin ku ndodhi shpërthimi, në makinë hipi edhe Rigers Mela.

Këtij të fundit, një vit më parë i dogjën një makinë ‘Range Rover’ në Dunavat të Gjirokastrës.

48-vjeçari njihej edhe me nofkën “Çilo Hunderri.” Sipas informacioneve të para, në policinë e Gjirokastrës nuk rezulton asnjë dosje për të.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit