HomeAktualitetiErvis Martinaj: çfarë raportohet për planin e dyshuar në Dhërmi më 2020

Ervis Martinaj: çfarë raportohet për planin e dyshuar në Dhërmi më 2020

Sipas raportimit të Newsbomb.al, që i referohet dosjes hetimore të SPAK, në korrik 2020 dyshohet se është planifikuar vrasja e Ervis Martinajt në zonën e Dhërmiut. Raportimi përshkruan angazhimin e personave për lokalizimin e tij dhe sigurimin e logjistikës për realizimin e planit.

Newsbomb.al mëson se Leonard Duka kishte siguruar një informacion që Ervis Martinaj mund të ishte në plazh me një femër në Dhërmi tek një vend i njohur si “Vin Bakalli”, Hotel Jaht ose Splendor dhe këtë ia ka bërë me dije Fatmiri Hysenit. Sapo ka marrë informatat, “Doqja” është vënë në lëvizje.

Monitorimi i zonës Dhërmi–Himarë

Ai ka dërguar një person që i drejtohet me emrin “nipçe” për të shkuar në atë zonë që të verifikonte këtë informacion. Gjithashtu edhe në datat 28-29 dhe 30 Korrik 2020, Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni kanë angazhuar persona për monitoruar zonën e plazhit Dhërmi-Himarë me qëllim konstatimin e shtetasit Ervis Martinaj.

Njëkohësisht janë angazhuar duke siguruar logjistikën, armë, automjete dhe banesa në atë zonë me qëllim realizimin e vrasjes.

Një nga personat e angazhuar për lokalizimin e Ervis Martinaj në zonën e Dhërmi-Himarë ka qenë dhe shtetasi Drianto Bardhi, i cili ka udhëtuar drejt asaj zonë bashkë me një person tjetër ende të pa identifikuar dhe atje janë takuar edhe me personin që Fatmir Hyseni i drejtohet me emrin “nipçe”.

Çfarë mbetet e paqartë për planin?

Megjithatë, është e paqartë se çfarë ka ndodhur që ky plan ka dështuar, por referuar dosjes hetimore nuk ka vazhdimësi të këtij plani. Si për koinçidencë, Ervis Martinaj u zhduk dy vite më pas, në të njëjtën periudhë të vitit, por në 2022.

Edhe sot e kësaj dite, biznesmeni i basteve dhe një ndër njerëzit më të fuqishëm të kumarit në vend, rezulton i zhdukur pa gjurmë. Për zhdukjen e tij janë hedhur shumë hipoteza, nga aleanca e grupeve kriminale për ta hequr qafe, e deri te mundësia që ai të jetë tërhequr vetë nga aktiviteti, për shkak të ofensivës së madhe të rivalëve.

Këtë të enjte, datë 5 Nëntor 2026, SPAK ka shpallur pretencën për tentativën e vrasjes ndaj biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, duke akuzuar ish-ortakun e tij, kreun e Klanit Duka, Leonard Duka dhe shtetasin Drianto Bardhi.

 

Lexoni edhe: Pretenca e SPAK për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments