HomeAktualitetiHiqet taksa e qarkullimit nga karburanti, a do të ulen çmimet? Ministrja...

Hiqet taksa e qarkullimit nga karburanti, a do të ulen çmimet? Ministrja zbulon si do të bëhet kontrolli i sektorit

Janë 54 produkte ushqimore që konsumatorëve shqiptarë duhet t’u kushtojnë më pak nga janari i 2027-ës, vetëm prej uljes së TVSH-së për ushqimet nga 20% në 6%.

Për të garantuar këtë ulje ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, shpjegon se puna monitoruese ka nisur, edhe me ndihmën e “Pasqyrës së Çmimeve”.

“Para disa muajsh ne bëmë publike platformën Pasqyra e Çmimeve, e cila pikërisht synon të bëjë transparencë në çmimet e ushqimeve. Gjithashtu brenda kësaj platforme nuk bëhen vetëm transparente çmimet e konsumatorit, por ne kemi një raportim edhe nga i gjithë zinxhiri, pra nga furnitorët, nga importuesit, nga prodhuesit, me qëllim për të kuptuar se çfarë ecurie ka çmimi që në doganë apo që në prodhim për të kuptuar se kush është hallka që ka marzhe më të larta apo që ka kosto më të larta. Kjo është një analizë e cila i shërben dhe reduktimit të çmimit dhe pasqyrimit të tatimit, të ulur në çmimin final të konsumatorit”, tha mes të tjerash ministrja Ibrahimej

Gjithashtu do të kontrollohen edhe faturat e fiskalizuara vetëm për të verifikuar nëse ka luhatje të forta çmimesh gjatë kësaj periudhe. Qeveria i frikësohet një rritje të çmimeve këtë vit si spekulim, me qëllim që të ulen çmimet në janar prej reduktimit të TVSH-së.

“Ndërkohë që prej disa vitesh ne kemi sistemin e faturave elektronike, të cilat na garantojnë që ato çmime që do të raportohen nga secili prej tregtarëve do të kontrollohen nga faturat e lëshuara prej tyre, me qëllim verifikimin edhe të faturave. Ne kemi filluar që tani këtë proces sepse meraku i madh që kemi, është që bizneset mund të bëjnë spekulime duke rritur çmimet paraprakisht në mënyrë, që pastaj mbas 1 janarit kur të hyjë në fuqi tatimi i reduktuar të mund t’i ulin. Kjo është diçka që ne jemi të kujdesshëm, jemi të shqetësuar dhe jemi duke u monitoruar”, shtoi Delina Ibrahimaj.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments