Nën trysninë e mendimeve shpesh më stis pyetja: A bëhet fjalë për art dhe artistin në një shoqëri me “harmoni sociale”, në legjendat e thinjura, në “Simfonitë e planeve”, apo në ” fitoret ” e teknikave të të bërit art?!…
Shkruan kompozitorja e njohur, Diana Ziu
Të duket sikur janë paguar me çmimin e dekadencës morale dhe katapulta e “suksesit” anonimon pafajësisht dhe grykësisht vetëm për para…, nejse…, mbase…
Mediokriteti i thellë provincial po e çon artin dhe kulturën drejt kotësisë dhe është shumë predominate për kohën sot. Çdo gjë është e mbarsur me të kundërtën e saj. Kur njerëzimi nënshtron natyrën, aq më shumë njeriu i nënshtrohet skllavërimit të vetvetes deri në poshtrimin e tij pamëshirshëm…
Sot as drita e shkencës nuk mundet të ndriçojë ndryshe përveç sfondit të errët të paditurisë. Dhe pikërisht këtu spikat kontrasti me një pakicë të vogël shfrytëzuese monopoliste të artit, dhe të shumicës dërrmuese të popullit të lënë në padije, që mbahet larg artit të vërtetë dhe konsumon vetëm “art masiv surrugat”.
Me spetakle e këngë me shumicë, me programe ditore pa shije e tituj paradoksalë, me emisione për shije shtëpije pa asgjënë në thënjen e mosthënjes… Ato janë të njollosura me ngyra verbuese me të cilat mbulohen defektet dhe gjithçka e që vret njerzimin. Kjo është bukuri vetvrastare që vret vetëm me mollën e ndaluar, është kohë Migjeniane, mbase jemi në kohë moderne… Pra kjo sot po më tingëllon ndryshe…, është si dikur në çdo skaj vigan të fortë dhe proletar?!…
E lajmet, kronikat, opinionet politike, kronikat e hirta dhe me të zezën e tyre janë makabritet, janë horror, tashmë janë ngjarje?!…, mbase arritje idesh?…
Tashmë është modë të jesh miss, më pas moderatore, më pas gazetare, më pas politikane, më pas big bradhër, më pas vjen si Festival-ist, prezantues/e në drejtimin e të madhit gjigand Festival karnaval.
Çfarë bëhet me fakte të tilla sot?… A kanë përgjegjësi institucionet?!… A janë njerëzit e duhur
në institucione drejtuese?… A ka ide, krijime, mendime të përvitshme dhe diverse në këto institucione?…
Progresioni i shkallëve profesionale varion nga pozicionet e joshura dhe të majmura me talent paraje…
Ministreshat e kulturës janë për ngordhjen e ideve pa ide…, ato janë si një ujë që nuk lëvis, por që mbart në aparencën e tyre vetëm një “shatrivan” në perfomancë.
Më lind pyetja çfarë të reja ka sjellë për kaq e kaq vite në ministritë tona dhe, kryesisht për artin, për kulturën dhe për rininë tonë?… Ku jemi me artin dhe kulturën sot?… Artistët janë pa mbështetje, pa përkrahje në projektet madhore si dhe në ato mikro etj etj…
Në TV ministria “X” flet me zhurmë e bujë se janë realizuar ëndrrat e të rinjëve, po me superlativa dhe realizime planesh si dikur, por realiteti është ndryshe. Sot në shkollat tona vendosen lëndët si: muzikë, teatër, balet, këngë, por a ka premisa dhe vullnet që të kenë arritje dhe, nëse bëhen mbase largohemi paksa nga ky pisllëk energjisht parazitare dhe depresive.
Mendoj si Diana që: “Ne si shoqëri e kemi fajin vetë nëse degradon sot kjo rini në vitet dhe në kohët sot.”
A duhet menduar për art të vërtetë, për një art estetikisht bukur në tërësinë e vetë?…
Estetika është trungu më lashtë i pemës së madhe të dijes dhe e njeriut mbi botën dhe jetën.
Fjala estetikë vjen nga greqishtja e vjetër
“aisthetikos”, që do të thotë njohje shqisore, ose perceptim dhe riprodhim shqisor.
Ato janë tre shfaqje kryesore të ndërgjegjes njerzore 1) Arsyeja me studimin e së cilës merrej llogjika mbi të vërtetën.
2) Vullneti me studimin e së cilës merrej etika, teoria e moralit dhe,
3) Disiplina e cila merrej me studimin e njohjes së shqisave emocionale dhe që ka të bëjë me të bukurën dhe artin.
Harmonia si shprehje e bukurisë, nuk është vetëm një gjëndje statike, por paraqet edhe si moment i lëvizjes, është jetë e gjallë e objekteve. p. sh,
dhe na kënaq, jo vetëm bukuria e një luleje në gjëndjen statike por dhe lëvizja harmonike e zëvëndësimit të stinëve që përsërit pa ndëprerje bukuritë e natyrës dhe analiza e llojeve të ndryshme të së bukurës nuk mundet të fillojnë ne të bukurën natyrë sepse ajo ka exzistuar para se të lind njeriu, shoqëria njerzore.
Ne duhet të trasmetojmë dijet për artin dhe muzikën në shkollat e përgjithëshme dhe jo vetëm në ato profesionale. Madje çdo shkollë të ketë dhe orkestër apo bandën e vetë dhe pra të këtë këndvështrim tjetër “nesër”
Për aktivitetet dhe gjithshka mbase do ketë më pak tallavara dhe nuk do ketë më ato dyndje për tu bërë kompozitor anonim në festivale, por do të ketë hapësira për të dhënë shfaqje midis shkollave dhe grupeve të ndryshme, nga ku mundet të dalin dhe talente.
Diana Ziu
@NewsIn.Al

