A do të shkarkohet Erion Veliaj? Ja si përgjigjet Edi Rama
Gazetari Blendi Fevziu ka pyetur kryeministrin Rama për vijimsinë e Bashkisë së Tiranës, institucion i cili momentalisht po drejtohet nga kryetarja e komanduar Anuela Ristani, pasi Erion Veliaj ndodhet në paraburgim.
Rama nuk ka dhënë një përgjigje konkrete mbi “fatin” e Tiranës duke thënë se do të vijojë të marrë disa opinione për të pasur një përgjigje konkrete.
-A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës?
“Nuk ke di. Këtë do ta shohim në vijim”, tha Rama.
– Do të kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë, apo do të prisni derisa gjykata të marrë një vendim?
“Kam kërkuar që të shoh një sërë opinionesh, por nuk e di”, u pergjigj Rama.
@NewsIn.Al
