KreuAktualiteti"A flasim për burrat" _ Një shfaqje që përtej komedisë jep mbështetje...

“A flasim për burrat” _ Një shfaqje që përtej komedisë jep mbështetje për rolin vendimtar të femrës në shoqëri. / Viki Jano

Një shfaqje që përtej komedisë jep mbështetje për rolin vendimtar të femrës në shoqëri.

“A flasim për burrat”
Regjia -Andeta Radi
Interpretojnë: Rozana Radi, Lola Mete, Blerta Belliu.

Kur të gjithë dështojnë dhe e humbin shpresën, është femra, ajo që i furnizon me energji dhe u jep zemër.
Gruaja ka dashuri pafund…Ajo ka një zemër e cila e harron shpejt dëmin që i është shkaktuar, sepse lëndën e parë të krijimit e ka mu pranë zemrës. Gruas i është dhënë urtësi, me të cilën përballon krizat e familjes, jetës, shoqërisë!
Por pavarësisht kësaj gruaja është vetëm gjysma…
Nuk e imagjinoj si do të ishim ne femrat, pa meshkujt, burrat… gjysmën tonë!
Ndaj le të “merremi” pak me ta…të flasim për burrat!
“Kam shumë emocione kur luaj në skenën e Teatrit në Korçë. Jemi në *Koko Fest* me komedinë :*A flasim per burrat*?…Ju presim në Korçë” – shkruan në postimin e saj, artistja shumë dimensionale Rozana Radi.
-Aktorja e mirënjohur korçare Blerta Belliu ka treguar për shfaqjen se bashkëpunimi nisi si një ide e tre aktoreve bashkë për të bërë një shfaqje vetëm me femra dhe për të marrë një tekst si teksti i Sara Bogatit, i cili është vënë disa herë në skena në mënyra të ndryshme. “Lindi ideja që dhe ajo që do të vinte pjesën teatrore në skenë të ishte femër, pra të bëheshin 4 femra bashkë. Pra tre ne aktoret, Rozi, Lola dhe unë, bashkë me regjisore Andetën. Teksti është përkthyer dhe përshtatur nga Rozana Radi”, shprehet Belliu.
E shfaqur me shumë sukses në skenat shqiptare, komedia brilante e katër femrave ka arritur shikueshmërinë më të lartë të spektatorëve, në shumë vite…
Le ta shijojmë…sot në një mbrëmje të veçantë , në skenën e teatrit A.Z.Çajupi Korçë!
“Kur Arti flet, shoqëria zbukuron jet…”
– Nga Viki Jano

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit