KreuAktualitetiA ka ndikuar çështja "Martinaj" në shkarkimin e Gledis Nano? Çfarë tregoi...

A ka ndikuar çështja “Martinaj” në shkarkimin e Gledis Nano? Çfarë tregoi Jeton Lami në takimin me të?

A ka ndikuar çështja “Martinaj” në shkarkimin e Gledis Nano? Çfarë tregoi Jeton Lami në takimin me të?

Duket se shkarkimi i Gledis Nanos nuk ka qenë thjesht për shkak të “mospërmbushjes së detyrave”, por lidhet deri diku edhe me zhdukjen e Ervis Martinajt, ngjarja e cila po mban peng vendin prej një muaji tashmë.

Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për zhdukjen e Martinajt, ndërsa rezulton se Jeton Lami, një efektiv i Forcave Operacionale, që në fakt duhet të kapë të shumëkërkuarit, në fakt e ka ndihmuar “bosin e lojërave” të fatit duke e shoqëruar dhe shpëtuar nga kontrollet e policisë.

Çelësi i zbulimit të fatit të Martinajt duket të jetë pikërisht Jeton Lami, i cili sipas gazetarit Elton Qyno ka qendruar dy orë e gjysmë “kokë më kokë” me Gledis Nanon në zyrën e këtij të fundit para se të shkarkohej nga Policia e Shtetit. Mësohet se Lami i ka treguar Nanos lidhjet e forta të Martinajt në Policinë e Shtetit, pagesat, personazhet që janë “ushtarë” të tij, por që mbajnë veshur uniform policie, etj.

Me të mësuar këtë, Nano i ka raportuar ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Kjo ka qenë edhe pika që ka derdhur “gotën e mbushur” tashmë të raporteve të tensionuara Nano-Çuçi duke çuar në shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Ervis Martinaj njihej si personazhi që mpleksi fortë k rimin me institucionet shtetërore, kryesisht policinë, duke mos bërë më dallimin se ku mbaron mafia dhe ku fillon shteti. Mësohet se Lami i ka dhënë Nanos emra të rendësishëm në Policinë e Shtetit që në fakt punonin për llogari të Ervis Martinajt, gjë që nëse zbulohen do të shkaktojnë një tërmet të madh në këtë strukturë. /abcnews.al

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit