KreuKulturë / ArtA mjaftoj unë i dashur, Botën tënde ta bëj të frymojë?/Armenida

A mjaftoj unë i dashur, Botën tënde ta bëj të frymojë?/Armenida

-MBI ÇDO FIJE BARI-

Vapë…Asgjë s’lëviz,
E parkuar në heshtje është dhe fryma…
Me mijëra mendimet të rëna
Nga supet e kohës në prehërin e përtesës,
Më shohin me sy të zbrazta…

S’kam kohë për to…
Në ndjekje jam, të vetvetes që rend
Atje në kopësht, mbi çdo fije bari,
Tabllonë statike ta zgjojë…

A mjaftoj unë i dashur,
Botën tënde ta bëj të frymojë?

-ARMENIDA Qyqja
Korrik 2023

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit