Tuesday, February 10, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“ A mund të blejnë korçaro-amerikanët, ndoshta, të paktën vetëm Korçën, sidomos...

“ A mund të blejnë korçaro-amerikanët, ndoshta, të paktën vetëm Korçën, sidomos tani mqs u mbyll emigracioni dhe llotaria?”/ Joni Shanaj

🥭
Blerja më e madhe në histori ose blerja që dyfishoi madhësinë e SHBA-së, ngjau në 1803, kur SHBA-të blenë nga Franca (atëkohë nën Napoleonin) një territor prej rreth 2.1 milion km², për 15 milionë dollarë, (afërsisht rreth 3 centë për hektar).

Blerja quhet the ‘Louisiana Purchase’ dhe përfshiu tokat që sot janë pjesë të Arkansas, Missouri, Iowa, Oklahoma, Kansas, Nebraska, Minnesota, North Dakota, South Dakota, Montana, Wyoming, Colorado (disa pjesë), New Mexico (një pjesë e vogël), Teksas (një pjesë shumë e vogël) dhe Louisianën vetë.

Texasi nga ana e vet në këtë kohë ishte pjesë e Meksikës, por në 1836 u rebelua (rebelët në shumicë kolonë amerikanë) dhe fituoi pavarësinë ndaj Meksikës si ‘Republika e Pavarur e Texasit’ pas Revolucionit të Teksasit pra, me ngjarje legjendare që janë parë dhe nëpër filma si ‘Beteja e Alamos’ etj.

Në 1845, SHBA pranon, ose anekson, Texasin si shtetin e 28-të të vet.

Meksika nuk e pranon këtë dhe pretendon se kufiri mes dy vendeve duhet të jetë një lumë që quhet Nueces, jo Rio Grande.

Pretendim ky që u bë dhe një nga shkaqet kryesorë të luftës mes SHBA-së dhe Meksikës më 1846.

Pas luftës, Meksika njeh Teksasin zyrtsrisht si pjesë të SHBA-së me Traktatin e 1848-ës.

SHBA ndërkohë prej kohësh ishte përpjekur të blinte nga Meksika edhe Kaliforninë (për rreth 30 milionë dollarë), por nuk kishte mundur.

Vetëm pas fitores së Luftës Meksikano-Amerikane me Traktatin e Guadalupe Hidalgo (1848) SHBA merr një territor shumë të madh nga Meksika në një akt të njohiur si ‘Mexican Cession’ – për 15 milionë dollarë, ku përfshihet Kalifornia tërësisht, si dhe Nevada, Utah, Arizona, New Mexico, dhe pjesë të Kolorados, Wyoming, Kansasit, Oklahomas.

Kalifornia u njoh si shtet më vete në 1850.

New Mexico dhe Arizona,
Ashtu si Kalifornia pra, iu bashkuan SHBA-ve pas luftës me Meksikën.

Një pjesë e vogël shtesë, si disa zona jugore të Arizonës dhe New Mexico-s u blenë më vonë me një akt të quajtur ‘Gadsden Purchase’ (1853) për 10 milionë dollarë, me qëllim për të ndërtuar një hekurudhë.

New Mexico u bë shtet në 1912, Arizona po ashtu në 1912.

Alaska u ble prej Rusisë në 1867, për 7.2 milionë dollarë dhe u njoh si shtet brenda SHBA-ve, në 1959.

Florida u bë pjesë e SHBA-ve, me Traktatin Adams-Onís në vitin 1819, kur Spanja hoqi dorë nga pretendimet për të, pasi SHBA i pagoi rreth 5 milionë dollarë për disa borxhe ndaj saj.

Për këtë arsye në histori nuk njihet si blerje e pastër, por më shumë është konsideruar si kompensim mes dy vendesh.

Nga blerjet Louisiana, Alaska, Gadsden, quhen paqësore, ndërsa Kalifornia, New Mexico, Arizona dhe pjesë të tjera erdhën pas lufte dhe traktateve me pagesa kompensuese.

Pak a shumë këto blerje dhe kompensime territoriale e rritën sipërfaqen e SHBA-ve duke i dhënë shtrirje të plotë nga Atlantiku në Paqësor.

Pyetja është: A mund të blejnë korçaro-amerikanët, ndoshta, të paktën vetëm Korçën, sidomos tani mqs u mbyll emigracioni dhe llotaria?

Ndoshta do të zgjidhte disi kjo dhe problemin e dyndjes të gjithë Shqipërisë drejt Tiranës.

Të shpëtojë të paktën një qark, rreth, krahinë, quajeni si të doni, nga një shtet i tërë i transformuar në beton dhe i nxjerrë në shitje te kush e di kush.

Mjafton të shihet gjendja si është lënë e braktisur, në çfarë lagështie gërryese një nga kryeveprat e shpirtit, besimit dhe të artit në Shqipëri, Kisha e Shën Kollit, Voskopojë, si e vetmja mbetje arti e gjallë në brishtësi, tërësisht unikale pikturuar nga dora e David Selenicasit, gjenial, për të kuptuar se ndaj të gjithë të tjerëve nuk ka ndodhur aspak asgjë më pak.

Të shitur si ishim, që prej ditës së vdekjes të Gjergj Kastriotit, dje ose sot, do të kuptonim se një ditë të gjithë do të shpaguheshim.

Screenshot

Joni Shanaj

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments