Agim Xhafka_ Alibeaj i vulës dhe Hasani, roja e pishinës në Korçë…
Kur dëgjova Alibeajn të thosh se jam kryetar i PD nga që më ka vënë Basha më erdhi ndër mend Hasani,roja i pishinës në Korçë.Një ditë para garave të notit kampioni i qytetit u operua nga apandeciti. Ngeli ekipi batall.
-Në vend të tij të vemë Tirkën,bre.Vjen çdo mëngjes në pishinë.Më të rregullt nuk gjen,-propozoi Hasani.
-Më vini,më vini,-u gëzua Tirka.
-Cilin stil noti di më mirë?-e pyeti tranieri.
-Po ç’llafos bre byrazer,unë nuk di fare not.Vij çdo ditë në pishinë që të shtyj kohën,-tha ai.
Po Hasani sërish ngulte këmbë.
-Nuk di not vërtet,ama çdo mëngjes te pishina e ke.Jam unë dëshmitar.
Agim Xhafka
@NewsIn.Al

