KreuAktualitetiAgim Xhafka_Jo vetëm për të qeshur: "Kusuret e internetit...paguaje që të kesh,...

Agim Xhafka_Jo vetëm për të qeshur: “Kusuret e internetit…paguaje që të kesh, lesh!”

Nga Agim Xhafka

Pas dy ditësh që lajmërova se s’kisha internet më trokiti te dera një çun simpatik.
-Ku e ke modemin?
-Te ballkoni.
Pas dy minutash.
-Ke kaçavidë,mo?
-Po.
-Më duhet dhe një thikë po me majë. Jo nga ato rrumbullaket që dhe të duash të pritesh nuk ia del dot. Hahaha!
-Urdhëro.
-Ke dhe tre bateri se këto të aparatit tim që mat sinjalin kanë cof. E beson që i blemë me lekë nga rroga se firma s’na jep as gur të vrasim kokën. Hahaha.
-Kam,na vendosi!
Pastaj pështyu te modemi.
-Ndodh që thahet ky. Po pa diell modemi si dell bëhet,nuk merr komanda. Hahaha..
Sinjali nuk po dukej.
-Po iki unë,nuk kam ç’i bëj. Po ti hiqe herë pas here nga priza dhe vendose prapë,mbase zoti e sjell. Çfarë nuk bën vaki. Kalon dhe kohën kështu,merresh me diçka. Hahaha.
Sa do largohej ai dëgjoj sinjal whatsapp-i. Lexoj: “Dhe tre ditë kohë ke të bësh pagesën e muajit për internetin e shtëpisë. Paguaje që ta kesh!”
-Pçst kam e pçst do kem,-fola dhe pështyva modemin që i qenë tharrë veglat.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit