KreuBotaAgnese Piraino Borsellino, Pjesë nga Libri i bashkëshortes së Paolo Boselinos...

Agnese Piraino Borsellino, Pjesë nga Libri i bashkëshortes së Paolo Boselinos “Ti racconterò tutte le storie che potrò”

“E dinte që mbas Giovanni Falkones ishte rradha e tij. E kishte kuptuar. Deri në atë pikë sa nuk donte që ta puthnim as unë as fëmijët. Po na përgatiste për largimin.

Dy ditë përpara se të vdiste, ai kishte një dëshirë, më tha “Ikim në Villagrazia, vetëm, pa shoqërues”. Nuk ishte një ekspert i detit, por notonte shumë mirë, sepse vetëm në det ndjehej i lirë. Takuam një mik qe na ofroi një birrë. Pastaj Paolo donte të bëntë një shëtitje buze detit. Nuk kishte buzëqeshje në fytyrën e Paolos, vetëm shumë brengë << Për mua ka mbaruar Anjeze, mos bëjmë plane. Jetojmë ditën >>.
Më tha që nuk do ishte mafia që do vendoste për vrasjen e tij, por do ishin disa prej kolegëve të tij, dhe të tjerët që do lejonin që kjo të ndodhte.
I dashuri im, u pajtove me atë ide. Pak ditë përpara thirri At Cesare Rattoballin, për tu konfesuar. Pastaj të shtunën, përshëndeti një nga një kolegë e tij më të dashur. Të djelën në 5 pasdreke… nuk ishe më. ❤

Agnese Piraino Borsellino,
Pjesë nga Libri i bashkëshortes së Paolo Boselinos “Ti racconterò tutte le storie che potrò”

(B.Gjikondi)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit