Aksident tragjik në Greqi, “Audi” me emigrantë përplaset me një makinë, 6 të vdekur
Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën rëndë pas përplasjes kokë më kokë të dy makinave mëngjesin e sotëm në Alexandroupoli të Greqisë.
Dy drejtuesit e mjeteve humbën jetën menjëherë si edhe katër emigrantë. Gjashtë emigrantët e plagosur po trajtohen në spitalin e përgjithshëm të Aleksandoupolit.
Në njoftimin e policisë greke, thuhet se pasi patrulla i ka bërë me shenjë ndalimi, shoferi që transportonte emigrantët nuk ka ndaluar. Teksa ka tentuar të ikë, është përplasur me makinën e policisë.
Më pas, ka vazhduar rrugën me shpejtësi të madhe duke hyrë në drejtim të kundërt të rrugës ku edhe është përplasur kokë me kokë me një tjetër makinë që drejtohej nga një 46 vjeçar.(ArgjiroLajm)
@NewsIn.Al

