KreuAktualitetiAksident tragjik në Tepelinë, si pasojë e të cilit humbën jetën 4...

Aksident tragjik në Tepelinë, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Aksident tragjik në Tepelinë, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj u regjistrua një aksident tragjik, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Mësohet se ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”. Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

Dy të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore në spital, teksa policia ende nuk ka identifikuar viktimat.

Siç mund ta shihni në pamjet e filmuara nga vendngjarja, makinat kanë përfunduar copë e çikë

Ndërkohë policia ka identifikuar katër personat që humbën jetën mbrëmjen e sotme, në aksidentin tragjik të Tepelenës.

Mësohet se viktima të këtij aksidenti të rëndë kanë mbetur shtetasit: Riza Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç.

Ndërkohë, të plagosur rëndë janë dy persona, Jani Meta rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta 63 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.

Ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”. Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

Në makinën gri, tip “Toyota” kanë mbetur 3 të vdekur, ndërsa në makinën e zezë, tip “Benz” ka mbetur i vdekur shoferi, 42-vjeçari Riza Astrit Rapaj, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit të mjetit, që shkaktoi edhe aksidentin ka qenë rrëshqitja në terren të lagësht dhe shpejtësia mbi normën

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit