Saturday, April 18, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAksidenti në Vlorë! Shkon në tre numri i viktimave, ndërron jetë edhe...

Aksidenti në Vlorë! Shkon në tre numri i viktimave, ndërron jetë edhe pasagjeri 40-vjeçar

Një aksident tragjik me 3 viktima ndodhi mbrëmjen e të dielës (22 mars) në Drashovivë – Vlorë, ku dy automjete u përplasën kokë më kokë.

Fillimisht u raportua se si pasojë e aksidentit në rrugën Vlorë-Kote humbën jetën dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer mbeti i plagosur.

Por më vonë si pasojë e plagëve të marrë i plagosuri ndërroi jetë, duke e rritur numrin e viktimave në tre.
Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Andrea Begaj, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë natës. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij ka qenë shumë e rënduar që në momentin e mbërritjes, duke e bërë të pamundur mbijetesën.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments