Akt i dënueshëm vandal ndaj kryetarit të opozitës Sali Berisha. Mendimi ndryshe, demokracia e përjashton dhunën!
Një person, i identifikuar si Gert Sheu, 31 vjeç, ka hyrë në radhët e protestuesve dhe ka goditur në fytyrë kreun e PD, duke i shkaktuar atij gjakosje.
Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardët e Sali Berishës, duke e mbuluar këtë të fundit me flamuj që të mos dukej nga kamerat.
Ndërkohë, shumë protestues i janë vërsulur personit i cili goditi me grushte Berishën. Ky i fundit është shoqëruar nga efektivët e policisë në Spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të shumta.
Menjëherë pas sulmit, kreu i PD-së është ngjitur në podium dhe ka dhënë një mesazh të shkurtër.
“Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve”, ka thënë Berisha.
Të mos jesh dakord me idetë politike është shumë normale, por jo dhunë!
@NewsIn.Al

