KreuAktualitetiAktori Ndriçim Xhepa është nderuar me çmimin kryesor të edicionit të 13-të...

Aktori Ndriçim Xhepa është nderuar me çmimin kryesor të edicionit të 13-të të festivalit “K’tu Fest”, organizuar në Strugë nga Teatri Poshka.

 

Vlerësimi iu akordua në shenjë mirënjohjeje për karrierën e tij në teatër dhe kinematografi, si dhe për kontributin në zhvillimin e artit skenik shqiptar. Në motivacionin e çmimit theksohet se Xhepa ka sjellë dimensione të reja në mjeshtërinë e interpretimit.

Gjatë ceremonisë, aktori foli edhe për të ëmën, Margarita Xhepa, një prej emrave të njohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, e cila kishte qenë e lidhur me Teatrin Poshka dhe aktivitetet e festivalit. Ajo ishte ndër artistet që mbështetën këtë nismë kulturore që në rrugëtimin e saj të parë.

Duke marrë çmimin, Ndriçim Xhepa falënderoi organizatorët e festivalit, regjisorët Olsa dhe Xhelo Poshka, për punën e tyre 13-vjeçare në organizimin e këtij aktiviteti dhe promovimin e jetës artistike në Strugë.

Çmimi iu dorëzua nga kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, i cili ka mbështetur aktivitetet e Teatrit Poshka.

“K’tu Fest” i kushton çdo edicion vëmendje personaliteteve që kanë lënë gjurmë në artin dhe kulturën shqiptare. Në edicionin e kaluar, ky vlerësim iu dha gazetares Dijana Toska, e njohur edhe për organizimin e koncertit në Vatikan kushtuar Nënë Terezës.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Shkruani komentin tuaj!
Shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

Komente të fundit