KreuAktualitetiAkuzohet për shpërdorim detyre, Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK

Akuzohet për shpërdorim detyre, Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK

Akuzohet për shpërdorim detyre, Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme.

Ai shoqërohet nga avokati i tij Henrik Ligori

Ahmetaj është paraqitur i vetëm dhe ka hyrë në ambientet e prokurorisë rreth orës 12:00.

Pritet që në përfundim të marrjes e pyetje, Ahmetaj të japë dhe një prononcim në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Ish ministri i Financave po merret në pyetje nga prokurorja Enkelejda Minollai, ndërkohë që prokurori tjetër i çështjes, Altin Dumani, ndodhet jashtë vendit.

SPAK po zhvillon hetime për një sërë veprash penale, duke nisur nga pastrimi i parave dhe korrupsioni.

Për çfarë akuzohet Ahmetaj?
Emri i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj është regjistruar si person nën hetim nga SPAK. Ai akuzohet për veprat penale “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”.

Në fillim të muajit mars, agjentët e BKH-së kryen kontrolle në banesën e partneres së ish-ministrit Arben Ahmetaj në Hamallaj dhe në banesën e ish-bashkëshortes së tij në Tiranë.

Shtëpia në Hamallaj dhe një vilë në Palasë, që dyshohet se i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt, u vendosën nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme.

Hetime edhe jashtë Shqipërisë për Ahmetajn
Hetimi i nisur nga SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, është shtrirë edhe jashtë kufijve.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Posaçme, konfirmuan se për llogari të këtij hetimi, i regjistruar në numrin 277/1, janë dërguar disa letërporosi jashtë vendit.

Sipas burimeve, përmes tyre është kërkuar kryerja e verifikimeve nga autoritetet e këtyre vendeve për dyshimet e ngritura ndaj ish-ministrit të Financave për mundësinë e përfshirjes në korrupsion, pastrim të parave apo fshehjes së pasurisë.

Për disa nga këto letërporosi, SPAK ka marrë përgjigje dhe është duke përpunuar informacionin e përcjellë, ndërsa për të tjerat është ende në pritje.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit