Monday, March 24, 2025
spot_img
HomeAktualitetiAlber Kamy: Liria është e rrezikshme, sa e rëndë për t’u jetuar...

Alber Kamy: Liria është e rrezikshme, sa e rëndë për t’u jetuar aq edhe ngazëllyese

Alber Kamy: Liria është e rrezikshme, sa e rëndë për t’u jetuar aq edhe ngazëllyese

Fjala e Alber Kamysë në Banketin e Nobelit, në Bashkinë e Qytetit në Stokholm, më 10 dhjetor 1957

Çdo brez pa dyshim ndjehet i ftuar që të reformojë botën.
Brezi im e di se nuk do ta reformojë atë, por detyra e tij është mbase akoma më e madhe. Ajo qëndron në parandalimin e botës nga shkatërrimi i vetvetes. Trashëgues i një historie të korruptuar, në të cilën janë të përziera revolucione të dështuara, teknologjia çmendurake, zota të vdekur dhe ideologji të shtjerra, ku forcat mediokre mund të shkatërrojnë çdo gjë, por që nuk dinë më si të jenë bindëse, ku inteligjenca është poshtëruar për t’u vënë në shërbim të urrejtjes dhe shtypjes, ky brez duke filluar nga mohimi i vet u desh të rikrijojë, nga brenda dhe nga jashtë, diçka nga ajo që përbën dinjitetin e jetës dhe të vdekjes. Në një botë të kërcënuar nga çintegrimi, në të cilën inkuizitorët tanë të mëdhenj janë në rrezik të krijimit të përjetshëm të mbretërisë së vdekjes, ajo e di se do të duhet, në një vrap çmendurak kundër orës, të rikthejë në mesin e kombeve një paqe që nuk është servile, të ripajtojë sërish punën dhe kulturë, dhe të ribëjë me të gjithë njerëzit Arkën e Konventës. Nuk është e sigurt që ky brez do të jetë ndonjëherë në gjendje të arrijë këtë detyrë të madhe, por ai tashmë po ngrihet gjithandej në botë në sfidën e dyfishtë të së vërtetës dhe lirisë dhe, po të jetë e nevojshme, e di si të vdesë për të pa urrejtje. Ngado që të gjendet, ai meriton të përshëndetet dhe të inkurajohet, posaçërisht aty ku ai sakrifikon veten. Sidoqoftë, me miratimin tuaj pa dyshim të plotë, është ky brez të cilit unë dëshiroj t’ia kaloj nderin që ju porsa më keni bërë.

“Nëse bota do të ishte e qartë, arti nuk do të ekzistonte.”
Alber Kamy

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments