KreuAktualitetiAlibeaj zbulon arsyen pse nuk ishte pjesë né drekën që shtroi Mziu...

Alibeaj zbulon arsyen pse nuk ishte pjesë né drekën që shtroi Mziu për gjithë demokratët 

Alibeaj zbulon arsyen pse nuk ishte pjesë né drekën që shtroi Mziu per të bashkuar demokratët

Kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj ka reagiuar në lidhje me drekën që u organizua sot dhe ku u bënë bashkë demokratë nga të dyja grupet.

Xhelal Mziu organizoi një drekë me rastin e festave të fundvitit dhe aty shkuan Berisha me të gjithë besnikët e tij, por edhe shumë emra që njihen si grupimi i Alibeajt. Mes tyre ishte madje dhe Gazment Bardhi. Vetë Alibeaj ishte ftuar, por e refuzoi takimin.

Ky i fundit ka folur për mediat pas një takimi në Durrës. Alibeaj e ka cilësuar drekën në fjalë si një kurth ndaj demokratëve dhe prandaj e ka refuzuar.

“Unë po dal nga darka me demokratët e Durrësit dhe po shkoj te darka me demokratët e degës dy në Tiranë. Për darkën që ju thoni kam pasur një ftesë dhe e kam refuzuar. Sepse kur në ftesa ngrihen kurthe dhe prita nuk i pranoj. Kam aq mundësi sa t’i nuhas dhe t’i refuzoj”, tha Enkelejd Alibeaj për gazetën “Liberale”.

Ndërkohë një reagim pati edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili ka rrëzuar zërat e një bashkimi me Berishën. Ai ka thënë se pavarësisht darkës sot, nuk ka ndryshuar asgjë sa i takon raporteve brenda PD.

“Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundvitit është akt dëshpërimi. 

Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat”, shkruajti Bardhi në një postim në Facebook.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit