KreuAktualitetiAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, vizitë në Policinë...

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, vizitë në Policinë e Shtetit.

 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, vizitë në Policinë e Shtetit.

Yuri Kim takoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe deklaroi se: “Policia e Shtetit do ta ketë përherë mbështetjen e SHBA-së në sfidat e përbashkëta”.

Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano priti në një takim kortezie, ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Policisë amerikane, Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe agjencive ligjzbatuese të SHBA-së, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ishin në fokus të takimit.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit