Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
Vendimi i Amberit u pasua nga një tjetër moment dramatik, kur G Bani, i cili gjithashtu ishte përfshirë në incidentet e përmendura, deklaroi se dëshironte të ndiqte të njëjtën rrugë.
Vendimi i dy banorëve për t’u larguar tronditi banorët e mbetur dhe publikun, duke lënë një boshllëk të madh në dinamikën e lojës. Jozi, i cili mbeti në televotim, u shpreh i tronditur nga largimet, por premtoi të respektojë rregullat dhe të përqendrohet në lojë.
Reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta, me ndjekës që vlerësuan vendimin e Amberit dhe G Banit për të marrë përgjegjësi për veprimet e tyre, por gjithashtu diskutuan se si këto ngjarje do të ndikojnë në ecurinë e lojës. /Telegrafi/
@NewsIn.Al
