Amerika ka mahnitur botën edhe një herë, duke zgjedhur Zohran Mamdani, një mysliman dhe socialist 34-vjeçar, si kryetarin e parë të këtij profili në historinë e Nju Jorkut – metropolin më të madh të SHBA-së dhe simbolin e kapitalizmit botëror.
Mamdani është gjithashtu kryetari më i ri i qytetit në më shumë se një shekull, duke shënuar një kthesë të madhe për politikën amerikane. Ai ka origjinë nga Azia Jugore: nëna e tij është indiane, ndërsa babai nga Uganda, vend ku ai edhe ka lindur.
Karriera e tij politike nisi thjeshtë, si një përfaqësues shtetëror i panjohur, por shumë shpejt ai fitoi vëmendje falë krahu progresiv i Partisë Demokratike, i mbështetur nga figura si Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez.
Edhe pse Barack Obama nuk e mbështeti zyrtarisht, Mamdani përfitoi nga fryma e re që kërkon ndryshim në radhët e demokratëve, duke fituar zgjedhjet përballë establishmentit tradicional.
Fitorja e tij konsiderohet një moment historik për diversitetin dhe përfaqësimin politik në SHBA, ndërsa shumë analistë e cilësojnë si “fytyrën e re të Amerikës urbane dhe progresive.”
@NewsIn.Al
