Monday, January 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAnatomia e pushtetit… /Gjergj Zefi

Anatomia e pushtetit… /Gjergj Zefi

Anatomia e pushtetit

Pushteti është kafshë e errësirës,
që ngrohet në zjarrin e njerëzve,
pi nga duart tona,
dhe na ha në gjumë.

Që në kohën e Katerinës
së Madhe,
pushteti kishte aromë mishi,
shkëlqimin e arit në qafë
dhe hidhësinë e dhunës në buzë.

Për Katerinën, pushteti
ishte një dashnor i egër;
e përkëdhelte me urdhra
perandorakë,
e përçmonte me prekje,
sepse perandoritë
ushqehen me mish njeriu,
jo me ide.

Katerina,
e zhveshur nga frika,
i dha botës fytyrën e vet;
jo si një grua,
por si pasqyra e një zjarri
të paepur.

Se kush sundon
nuk fiton kurrë;
shuhet ngadalë,
derisa i mbetet vetëm
emri;

si një hije që pëshpërit
në çdo epokë:

Desha gjithçka,
dhe për këtë arsye,
mbeta vetëm…

gjergj  zefi

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments