Çfarë flet akoma mister Reja?
Sipas gjithë rrjedhës së lojës dhe paraqitjes së kombëtares tonë, Reja ka qënë më i pa përgatituri. Nuk mjaftoi me deklaratën foshnjarake që ne mund ti bënim Anglisë atë që i bëri Mançini me Italinë, por përsëri sikterisi në tribunë Brojën, “dëboi” Muçin e bëri një ekip pa gjak, pa dëshirë loje, pa fantazi dhe pa asnjë skemë në lojë. Fati e ndihmoi dy herë me Hungarinë, falë aftësive individuale të Brojës, por deri këtu të shpie fati, jo më shumë. Lutu për Anglinë, që e mbylli me 45 minuta çmëndurinë e saj…falenderoje dhe nga ne tifozët që na ” mëshiruan”!

Dhe pasi vizitoi dhe bëri për herë të parë foto në Wembli, turisti Reja bëri deklaratat e rradhës:
Ne nuk i mbajtëm, për fat të keq janë më të fortë edhe në planin fizik. Kur gjen një Angli si kjo duhet të mundohesh të përmbash kundërshtarin dhe të përmbysim situatat, por nga pikëpamja fizike kishte një diferencë të madhe. Në pjesën e dytë u sistemuam e luajtëm me personalitet, por edhe ata u ndalën pak. E qarkulluan topin. Edhe unë bëra disa ndryshime duke hedhur lojtarë në planin fizik. Kishin dominim total në nisjet, se kur niseshin nuk i ndalnim kurrë, bëhej e vështirë të ndaleshin. Këta janë të fortë e kur nisen nuk ia del t’u rrish mbrapa”, tha “italiano veroja”…
Më tej, mister Reja i rriti edhe më shumë vlerat e kundërshtarit në këtë takim, duke thënë se nuk e kishte parë në asnjë ndeshje tjetër Anglinë me ketë ritëm dhe dëshirë.
“Fizikisht ishin mirë, ishin të karikuar, si në pak ndeshje. Nuk i kisha parë në ndeshje të tjera në këtë grintë, ishin të fortë, nuk tërhiqeshin as në përplasje. Kur gjen një ekip kaq të karikuar, vë poshtë këdo, jo vetëm Shqipërinë por edhe ekipe më të forta se ne”…
Dhe pasi bëri fotografitë e çastit, u ngrit krenar dhe i realizuar në karierën e tij…pa Wemblin dhe u bë faktor në të, falë zemërgjërësisë dhe paaftësisë së atyre që vendosin emërimet në kombëtaren e futbollit.
Koha për pension mister Reja…mendon akoma se mund të besojë dikush në ” skemat” e tua???

@NewsIn.Al

