KreuAktualitetiAnija e Forcës Detare shqiptare “Butrinti” në bashkëpunim me një anije greke...

Anija e Forcës Detare shqiptare “Butrinti” në bashkëpunim me një anije greke dhe një turke, kanë bërë të mundur shpëtimin e 55 emigrantëve.

Anija shqiptare “Butrinti” shpëton 55 emigrantë në detin Egje

55 emigrantë janë shpëtuar në detin Egje, pasi gomonia me të cilin po lundronin u gjend në vështirësi.

Anija e Forcës Detare shqiptare “Butrinti” në bashkëpunim me një anije greke dhe një turke, kanë bërë të mundur shpëtimin e 55 emigrantëve në ujërat e detit Egjje.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili tha se efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve dhe gatishmërin për të ndihmuar në situata emergjente.

“Anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi.

Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, shkroi Peleshi.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit