KreuKulturë / ArtAnila Rezhda_ Selanik"Askush nuk di në cilën rrugë të fatit të eci....

Anila Rezhda_ Selanik”Askush nuk di në cilën rrugë të fatit të eci. Secili vesh këpucët dhe ha hapat e tij”.

Kam humbur rrugën…

Askush nuk di në cilën rrugë të fatit të eci.
Secili vesh këpucët dhe ha hapat e tij.
Ha orën, ditën, jetën e tij, e saj…
E kështu vetë jeta e mëson si ta shpenzojë jetën.
Kur njeriu humbet rrugën?!

Kur Kryezemra që lindi, vendi dhe djepi dhe varret e tij e HARRUAN!!
Sado te ulurasësh, qash, ankohesh, lutesh…je kokë e panumëruar kurrë.
Nuk është faji im se Toka më rriste vetëm që të vdisja.
Une kisha Dua dhe Dëshira.
Unë doja të shijoja jetën dhe mos më merrte uria.
Atdheu është nocion territorrial që po nuk i mësove njerëzit ta duan, ata ikin…

Atdheu është Tokë e mjaltë që të shijon kripa e lotit kur rrjedh.
Atdheu është i vetmi vend ku mund të gabosh keqmasi dhe të falesh.
Atdheu është fole blete, prodhon mjaltë.
Atdheu është etje që nuk shteron kurrë.
Atdheu është tunel shpëtimi nga kolera e përndjekjes dhe thyerjes së gjymtyrëve në pleqëri.
Atdheu është rehati pas dështimeve njerëzore.
Dheu i Atit veç duhet të jete i begatë që unë mos katandisem endacak.

Ata që ikin harrohen nga ky Dhe.
Ata që ikin harrojnë të jetojnë!!!
Jam diku në një kufi gri.
Kufiri i jetës dhe ëndrrave mes punës dhe harresës.
Kufiri i dëshirave të ngujuara si bust mermeri, atje në kufi…

Sa herë shikoj Flamurin më duket sikur tallet me mua!
Tallet që e desha aq fëmijërisht dhe me pasion.
Tallet se e dinte që unë do mungoja nga miliona valvitje të tij.
Ku ta dijë Flamuri se unë një jetë i përkas atij ndonëse kaq larg!
Ku ta dijë se mua një jetë do më thonë: “Vajzë e atij flamuri”.

Të të mesojnë të duash një Dhe dhe pastaj të të detyrojnë të ikësh!!!
Ku nga e para dhe ku ta fillosh jetën?!
Të rritesh me bindjen se duhet ta duash Atdheun dhe të japësh jetën për të…por pak më vonë nën urdhërin e urisë nga sheti ti ikën…
Cilën jetë të jap…të pajetuarën apo te shkrirën në udhët e botës?!
Apo jetën e kujtimeve të shtrenjta?!
Apo atë të dashurisë së ndarë në mes si vapor nga dallgë oqeani?!

*Për të gjithë miqtë e mij yje që ikin dhe vijnë në Atdhe në këtë periudhë dhe ashtu shkarazi si me letërza kopjacësh më shkruajnë për lot, mohime, ironira, për mikpritje të acarta sepse në mes -pronat, gjyqet, dhurata të pabëra në kohë, qerasje të cungëta.
Ikin kokpërkulur e të qurrosur si fëmijë nga mërzia.
Erdhën të merrnin vetëm pak Dashuri, pak jetë, një dozë ekzistence…

Ju uroj udhëtime Pëllumbash!
Mua mos më pyesi kurrë për Ikjet!
E keni përgjigjen time.
Flokë kundër Erës që sytë të jenë të mbuluar nga perdja e flokëve…
Unë u martova vetë me harresën sapo ika sepse e ndjeva…
Vështirë të jetosh aty ku do pa qënë as ti dhe as hija jote! ❤NilaR

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit