KreuAktualitetiArian Galdini: "Korça është si truri i Shqipërisë. Kur fiket Korça,...

Arian Galdini: “Korça është si truri i Shqipërisë. Kur fiket Korça, Shqipëria fiket”.

Dje në 12 nëntor 2022, LRE zhvilloi Asamblenë e Lëvizjes së Re për Korçën.

Korça është si truri i Shqipërisë.

Kur fiket Korça, Shqipëria fiket.

Kur fiket Korça, Shqipëria duket sikur ka rënë në gjendje vegjetative.

Por kur ndizet Korça, ndizet dhe rigjallërohet e gjithë Shqipëria.

Dje Korça u ndez.

Dje Korça e mirëpriti LRE me gjithë fisnikërinë dhe mirësinë që vetëm korçarët dinë të japin.

Dje në 12 nëntor 2022, LRE zhvilloi Asamblenë e Lëvizjes së Re për Korçën.

Gjithçka shkoi mrekulli, pjesëmarrja, diskutimet, çështjet dhe vendimet.

Kryetarja e LRE për Korçën Ejona Zhuli Mema e cila është njëkohësisht edhe NënKryetare e LRE për Shqipërinë, tashmë është e zgjedhura, e votëbesuara e Asamblesë së Korçës për ta drejtuar LRE në qytetin e Korçës, me votat e mbi 120 delegatëve.

LRE po strukturohet dhe organizohet duke u përgatitur seriozisht për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Urime e suksese pafund Ejona Mema si Kryetare e zgjedhur dhe e konfirmuar nga Asambleja e LRE për Korçën.

Urime e suksese ekipit të ri të Korçës.

LRE do tia dalë.

Ne do të shkëlqejmë.

Së bashku do të bëjmë histori.

Dil dhe fol.
Bëhu lajmëtar i së mirës.
LRE është këtu.

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit