Nga Arian Jaupllari
Kush mohon shtëpinë e tij, aq më keq kur dihet se çfarë ka bërë për të e ka problemin me veten.
-Të shohësh arritjet e bujqësisë të një vendi tjetër, qoftë ky dhe vend vëlla, të mos shohësh apo mohosh arritjet e vendit tënd, nuk është problemi jonë, por është problemi juaj. Kush mohon shtëpinë e tij, aq më keq kur dihet se çfarë ka bërë për të e ka problemin me veten.
Që nga viti 2013 dhe në vazhdim, politikat e qeverisë shqiptare për bujqësinë dhe mbështëtjen e fermerëve kanë qenë të orientuara drejt.
Orientimi i drejtë dhe zbatimi me korrektësi, barazi dhe efektivitet ka njohur vetëm rritje të buxhetit dhe përfituesve nga viti në vit duke shënuar rritjen më të madhe në vitin 2022, prej 5,1 miliardë lekësh. Kjo vetëm nëpërmjet Skemës Kombëtare të mbështetjes që financohet nga buxheti i shtetit.
Mbështetja financiare ka pëfshirë edhe realizimin e suksesshëm të programeve të financuar nga BE dhe qeveria shqiptare si IPARD II.
Shqipëria është ndër vendet e para në rajon për zbatimin me sukses të programit IPARD dhe Programit IPARD 3 në Shqipëri do të financojë 146 milionë euro ose 50% më shumë finanacim se IPARD II në mbështetje të investimeve për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.
Po kështu, investime të mëdha janë realizuar në infrastrukturën rurale, ku do të veçonim ato për ujitjen dhe kullimin, mbrojtjen nga përmbytjet, rrugët rurale etj.
Arritjet më rezultative duken në treguesit e më poshtëm:
Skema Kombëtare e vitit 2022 ka financuar 48 734 fermerë në sektorët bazë që prodhojnë si blegtoria, serrat dhe perimet, bimët medicinale, bletaria, certifikimi dhe skema e naftës që konsiderohet ndër më të rëndësishmet ku përfituan naftë pa taksa 34 731 fermerë në gjithë vendin. Qeveria për të nxitur prodhimin e grurit në vend si masë parandaluese ndaj tranzicionit të tregjeve ndërkombëtare për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, akordoi fondin prej 500 milionë lekë.
-Fermerët janë lehtësuar nga aplikimi online dhe zero dokumenta pa tarifa shpenzimesh. Sot nëpërmjet sistemit të transparencës fermerët janë të sigurtë që nuk mund të zvendësohen nga askush në renditjen e përfitimit.
-Orientimi i drejtë i fermerëve për kulturat me vlerë të lartë tregu, garantimi i cilësisë së inputëve nëpërmjet përmirësimeve ligjore dhe forcimit të kontrolleve, mbështetja e investimeve për pikat e grumbullimit dhe përpunimi i produkteve, informimi dhe trajnimi i fermerëve.
-Vlerësimi i punës së fermerve të suksesshëm, qenja sa më pranë tyre, evidentimi i problematikave që shqetësojnë, tërheqja e mendimit dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave, konsultimi publik i ligjeve dhe akteve nënligjore.
-Orientimi në aplikim dhe asistencë të vazhdueshme për përfitimet nga grantet e BE-së nëpërmjet IPARD II dhe së shpejt në IPARD III.
-Bashkimi i fermerëve dhe orientimi drejt tregut, nëse ne nuk bëhemi faktor me shtimin e sipërfaqeve gjithnjë e më të zgjeruara dhe me prodhimtari të kulturave që kërkon tregu duke prodhuar veçmas një kulturë me vlerë për tregun dhe të bashkohemi në shitje nuk arrijmë të bëhemi faktor. Edhe këtë e kemi arritur, modeli është Xara me prodhimin e mandarinës, madje aty funksionon dhe një bursë lokale.
-Ministrja, Zv/ministrat, stafet dhe institucionet e varësisë janë çdo ditë në terren duke njohur problematikat dhe ofruar zgjidhjen.
Krahasimin ne nuk e bëjmë me të tjerët por gjithmonë me veten. Kjo është më e mira e mundshme për t’u orientuar drejt. Duke parë ku kemi qenë, çfarë këmi bërë, çfarë po bëjmë dhe çfarë duhet të bëjmë për të arritur objekivin që kemi, që siguron suksesin. Këtë kemi bërë, po bëjmë dhe do vazhdojmë të bëjmë ne. Po ju sjellim në vëmëndje disa tregues të subvecioneve që e kanë përmbushur qëllimin e politikave tona, sepse jo çdo para e dhënë sjell zhvillim të bujqësisë në një vend, shesh keq menaxhimi deformon dhe dekurajon atë që duket se e ndihmon.
Mbështetja nga Skema Kombëtare është orjetuar për të nxitur prodhimin dhe për të dalë në treg, me produktin e duhur dhe në kohën e duhur, duke shfrytëzuar dhe pozitën gjeografike të vendit tonë. Shëmbulli më i mirë është orientimi drejt tregut të perimeve dhe frutave. Për këtë është dhënë subvencion për serrat, fillimisht në plastmas, pastaj edhe në punime, pastaj edhe për naftë, por edhe me ndërtimin e serrave moderne. Pra ja kemi dalë, sot jemi nga të parët në rajon në këtë treg dhe po eksportojmë në rajona, Europë dhe botë. Mbështetja ka pasur nje vlerë të shtuar ç’ka ndikoi drejtëpërdrejtë në ngushtimin e raportit import/eksporte nga 1 me 7, në 1 me 3. Objektivi ynë të rrisim eksportet për të shkuar në 1 miliardë në vitin 2030, nga 510 milonë që arritëm në vitin 2022, falë këtyre politikave është realitet. Në të ardhmen edhe me zgjerimin e sipërfaqeve me serra të reja por njëkohësisht edhe me panele për energji diellore të rinovueshme.
Përsa më sipër mbështetja e bujqësisë shqiptare është e orjentuar për mbështetjen e prodhimit vendas dhe nxitjen e eksporteve. Ne e matim me sa kemi arritur dhe përsa kohë që në disa fusha prodhojmë jo vetëm për tregun vendas, por synojmë rritjen e eksporteve do të thotë që edhe burimet mbeshtetëse i kemi orjentuar drejt. Urojmë që Kosova sipas jush të këtë vetëm sukses, por bujqësia shqiptare e mat suksesin e saj me vetveten.
Kështu po ja dalim!
@NewsIn.Al

