KreuAktualiteti"Arresto me buje, liro ne heshtje"! Gazetarja e njohur Anila Hoxha, reagon...

“Arresto me buje, liro ne heshtje”! Gazetarja e njohur Anila Hoxha, reagon për një vendim…

Arresto me buje, liro ne heshtje !!!

Ne kater nentor 2023, Policia e shtetit njoftoi se kishte arrestuar ne Tirane nje nga te fortet ne kuader te aksionit “ Sundimi i Ligjit” . Deklaruar si shtetasi E. H , ky person gjendej ne nje liste me 11 emra te tjere , qe kishin shqetesuar rendin me arme, droge e gjera te ketij lloji.
Me nje kartele te pasur me heret ne shkelje te ligjit, E. H u konstatua nga arrestimi ne flagrance me nje arme zjarri me Nr.BMFX519, sekuestruar në automjetin me targe P…, te cilen akt ekspertimi e deklaroi si pistoletë luftarake e fabrikuar e markes “Glock”, kalibër 9 mm (9×19) . Pistoleta u tha se ishte ne gjendje te rregullt teknike dhe realizon qitje normale. Akt ekspertimi vijon me tej “ Gezhojat e
registruara ne sistemin “Evofinder”, deri më dt. 13.11.2023, nuk u identifikuan te qitura nga arma e zjarrit pistolete. Në pistoleten objekt ekspertimi u evidentuan mbetje te nitriteve dhe nitrateve. Koha e depozitimit te ketyre mbetjeve nuk mund te percaktohet”
Por me keto përgjigjje dhe mbasi kishte fituar 30 ditë afat për të kuptuar nese pistoleta ishte pistolete, pra a ishte arme prokuroria e Tiranes paraqet nje muaj nga arresti kerkese për zbutje të mases se sigurise. Zakonisht për te lehtesuar poziten e dikujt akuza deklaron mungesen e rrwzikshmerisë. Ky nuk eshte rasti edhe pse gjykata teksa i bindet kujton se ligji ja ka lidhur duart dhe nuk mund te jape nje vendim më ashper se sa ai që kërkon prokurori. Megjithate gjykata radhit dhe kartelën e te dyshuarit si për te treguar se ka dicka në këtë cështje që kërcet

Gjykata thote : “ rezulton se personi nen hetim E. H. eshte i denuar: (i) me vendimin nr. 1575Akti, date 20.10.2011 per kryerjen e vepres penale te “Kanosjes” te parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal, ii) me vendimin nr. 1088Akti, date 08.07.2010 per kryerjen e veprave penale
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shperthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe “Plagosja e lete me dashje”, te parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, iii) me vendimin nr.1030Akti, date 06.04.2018, per kryerjen e vepres penale te “Dhunes ne familje” te parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal.”

Cila eshtë rrethana që akuza tregohet shpirtgjerë?

Taktika e zakonshme, ruajtja e familjes dhe e shendetit të te afermeve te te dyshuarit. Prokurori deklaron më tej si rrethanë lehtesuese nje vertetim të punedhenesit që i ka shkruar:

“ Ky shtetas rezulton i padënuar “…….

Dilni vetë në konkluzione

Anila Hoxha

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit