Wednesday, May 20, 2026
spot_img
HomeAktualitetiArrestohet klaniretisti… transportonte armë drejt kryeqytetit!

Arrestohet klaniretisti… transportonte armë drejt kryeqytetit!

Një operacion i policisë në Tiranë ka çuar në arrestimin e një 25-vjeçari, i cili dyshohet se furnizonte me armë zjarri zona të ndryshme të kryeqytetit. Në pranga ka rënë Klodian Mustafa, i ndaluar nga efektivët e Komisariatit Nr. 4 gjatë kontrollit të një automjeti në rrugën “Myslym Keta”.

Sipas burimeve hetimore, gjatë verifikimit të mjetit policia ka gjetur dy armë automatike dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan si prova materiale. Dyshohet se armët ishin transportuar nga Saranda drejt Tiranës me qëllim shitjen në tregun ilegal.

Hetuesit dyshojnë se destinacioni i tyre ishte kryesisht zona e Freskut dhe Tufinës, ku armët do të tregtoheshin për rreth 800 euro secila.

Rasti ka ngritur shqetësime të forta për rrjetet që furnizojnë tregun e zi me armë dhe për faktin se armë automatike vijojnë të qarkullojnë lehtësisht në vend. Autoritetet po hetojnë për të zbuluar nëse pas 25-vjeçarit fshihet një grup më i gjerë i përfshirë në trafikimin e armëve.

Ndërkohë, ndaj të riut rëndojnë akuzat për armëmbajtje pa leje dhe trafikim të armëve, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments