KreuAktualitetiArrestohet me urdhër të SPAK kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, 2 avokatë...

Arrestohet me urdhër të SPAK kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, 2 avokatë dhe ish-oficerja (EMRAT)

Zbërthimi i Sky ECC, arrestohet me urdhër të SPAK kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, 2 avokatë dhe ish-oficerja (EMRAT)

Me urdhër të SPAK është arrestuar kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Në pranga kanë rënë edhe dy avokatë, si edhe një ish-oficere e Policisë Gjyqësore, aktualisht kandidate për prokurore. Operacioni pas zbërthimit të bisedave Sky-Ecc.

VLORË– Me urdhër të SPAK, është arrestuar kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se në pranga kanë rënë edhe dy avokatë, Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Ndërkohë, po me urdhër të SPAK është arrestuar edhe ish-Oficerja e Policisë Gjyqësore, Eriona Dautaj, aktualisht kandidate për prokurore.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se agjentët e KH kanë zbarkuar disa herë në ambientet e Prokurorisë së Vlorës gjatë këtij muaji dhe kanë marrë edhe disa dosje. Ndërkohë, ndërhyrja për arrestimin e Zarkës është bërë mëngjesin e sotëm, 29 korrik, nga agjentët e BKH-së. Këta të fundit i kanë zbarkuar në banesë kryeprokurorit të Vlorës duke i vënë prangat. Ndaj Zarkës rëndon akuza për veprën penale “Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky operacion i SPAK është zhvilluar pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC, bëjnë me dije burime për Shqiptarja.com. Vetë Zarka sipas burimeve, nuk rezulton të ketë profilin e tij në aplikacionin Sky ECC, por rezulton që emri i tij të ketë dalë nga komunikimet mes personave të tjerë.
1- Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorisë Vlorë.
2- Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollën e Magjstraturës, ish-oficere e Policisë Gjyqësore ne Prokurorinë e Krimeve të Rëda dhe Hetuese në BKH.
3- Astrit Vladi, avokat
4- Radovan Cela, avokat në Fier
“Shqiptarja com”
@NewsIn.Al
Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit