Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeAktualitetiArrestoi Altin Morinën dhe u largua nga policia pas përplasjeveve me Ilir...

Arrestoi Altin Morinën dhe u largua nga policia pas përplasjeveve me Ilir Prodën, Ritvan Pali rikthehet në detyrë

Ritvan Pali rikthehet në Policinë e Shtetit, rreth 9 muaj pasi u largua nga uniforma blu pas një periudhe të trazuar për karrierën e tij.

Pali është emëruar tashmë në postin e rëndësishëm të shefit të Operacionales në Policinë e Lezhës.

Karriera e tij mori një kthesë të fortë më 4 prill 2025, kur në atë kohë në detyrën e shefit të Komisariatit nr. 2 në Tiranë, Pali ishte pjesë e operacionit për arrestimin e Altin Morinës, ish-efektiv i RENEA-s dhe person i shpallur në kërkim nga SPAK për çështje të lidhura me trafikun e drogës dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Pas arrestimit të Morinës, karriera e Palit nisi të përballej me një sërë ndryshimesh. Ai u largua nga drejtimi i Komisariatit nr. 2 dhe më pas u transferua në disa detyra të tjera.

Në qendër të përplasjes së tij institucionale ishte Ilir Proda, i cili në atë periudhë drejtonte Policinë e Shtetit. Gjatë drejtimit të Prodës, Pali u transferua disa herë dhe iu ndryshua edhe grada, masa të cilat ai i kundërshtoi në rrugë ligjore.

Një prej përplasjeve më të forta mes Palit dhe drejtimit të atëhershëm të Policisë lidhej me vendimin disiplinor për uljen me një gradë për një vit. Pali e çoi çështjen në Gjykatën Administrative dhe gjykata vendosi në favor të tij, duke shfuqizuar masën disiplinore.Pas kësaj periudhe, Pali u largua nga Policia e Shtetit.

Tashmë, pas rreth nëntë muajsh, ai është rikthyer në uniformë.

Ndryshimet në kupolën drejtuese të Policisë dhe ardhja e Skënder Hitës në krye të institucionit kanë sjellë edhe rikthimin e Palit në strukturat policore.

Oficeri, i cili përveç formimit policor është i diplomuar edhe në Juridik, merr tashmë një detyrë të rëndësishme: drejtimin e Operacionales në Policinë e Lezhës.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments