Arroganca e barkderrave që dhunon rininë tonë!
Si mundet të rrahësh një djalë që punon për të vazhduar shkollën?
Si mund të shkosh në shtëpi e të shohësh fëmijët në sy?!
Kudo të njëjtit…barkderra, gangëstera të fryrë më lekë e privilegje!
I riu 18-vjeçar, nxënës ekselent dhe shembullor, dhunohet publikisht në vendin e punës për një shishe ujë – drama e një të riu shqiptar që punon me ndershmëri për të përballuar shpenzímet e maturës!
Ngjarja tronditëse ndodhi në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë, ku një kamaríer 18-vjeçar, nxënës i shkëlqyer në klasën e 11-të dhe me sjellje të admírueshme, u dhunua brutalisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një shtetas tjetër me precedentë penalë. shkak për dhunën u bë një incident banal: një shishe ujë më tepër e servirur në tavolinë. Djali, i cili punon gjatë verës për të mbledhur të ardhurat e nevojshme për përballimin e maturës, u përball me arrogancën dhe brutalitetin e përfaqësuesve të rendit dhe shoqërisë.
Nxënësi, për të cilin kujdestarja e klasës shprehet me krenari se është një nga më të mirët – me nota maksimale, edukatë shembullore dhe pjekuri për t’u admíruar – përfundoi víktimë e një akti dhune që e poshtëron jo vetëm si individ, por edhe si simbol i rinisë shqíptare që përpiqet me ndershmëri të ndërtojë të ardhmen.
“Ai është një djalë i mrekullueshëm. Po punon për të përballuar shpenzímet e maturës. Dhe u dhunua nga një ish-polic që i mungon çdo vlerë njerëzore,” – shkruan mes të tjerash mësuesja e tij.
Pamjet filmíke dhe dëshmitë e qytetarëve tregojnë për një akt të dhunshëm, të ndodhur para klientëve dhe turistëve, ku i riu është goditur në fytyrë dhe qafë…
Do doja të mendoja se është një rastësi kjo që ndodhi, por joooo…kurrsesi nuk mund të jetë e tillë! Asgjë nuk është e rastësishme…edhe fëmijët tanë që punojnë në lokalet e Botës!
Atë grushte na goditën të gjithëve! Të paktën ti kërkojmë falje të gjithë këtij djaloshi dhe bashkëmoshatarëve të tij për këtë ngjarje të shëmtuar. T’ju kërkojmë falje të gjithëve për paaftësinë tonë që “ngritëm” në qiell racën e tmerrshme të barkderrave që i merr frymën shoqërisë kudo!
Ilir Jano Korçë – Korrik 2025
@NewsIn.Al

