Arsinoi Zengo_Meditim: “Vajza dhe deti”
Ne mendimet e mia perkundej nje vale e pashtershme emocionesh!
Kishte nga ato dite ku fryma te mbahej dhe zeri te mekej,
dhe ti përpiqesh me mish dhe shpirt tja dalesh,
ndonëse e vetme pa nje cep te mbeshtetesh, e vetmja arme e forte qe ke eshte vetëbesimi dhe shpresa se e nesërmja do te jete me e bukur!
Jeta…
Sa e bukur vjen ndonjehere me kaq ngjyra ylberi, te rremben ne magjine,dhe ti perhumbesh ne flatrat e saj ku shpesh here, rastis te jene genjeshtare, premtuese dhe shume pak lumturuese!
Ne perëndim te diellit e ulur ne nje shkemb buze bregut, ku dallgët here te godasin dhe here te perkedhelin, ti përpiqesh tju thuash se jeni te bukura kur vallëzoni se bashku, andaj me merni dhe mua aty ne kaltersine e pafundme, te dehem dhe tju premtoj se une do te vallëzoj me ju, por vetem kur dielli te ndricoje, era te fryje e lehte, dhe kur fytyra ime te pasqyrojë e lumtur nen shkëlqimin e ujit !
Ti o shkembi im aty ne breg mos u largo kure, kur une te vij prap me prit por mos me lejo te perlotem, i thuaj detit se sot vasheza eshte e lumtur, brengat dhe lotët po ti jap ty ti fundosesh ne thellësi dhe kur stuhia te rikthehet prap ato mos dalin me !
Ajo shkon shpesh aty loz ,qesh por dhe qan,
se keshtu syte dhe shpirti i vajzes nuk ndahen nga shkembi dhe bregu me dallgë!
Arsinoi Zengo
@NewsIn.Al
