Wednesday, June 17, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Ne kemi qenë gjithmonë miq”, Meloni përballet me Trump, Presidenti amerikan: Na...

“Ne kemi qenë gjithmonë miq”, Meloni përballet me Trump, Presidenti amerikan: Na keni …

Gjatë një takimi në kuadër të samitit të G7 në Evian, është regjistruar një moment i tensionuar mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Ngjarja ndodhi gjatë një bisede ku presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, pyeti Melonin nëse marrëdhëniet me Trump ishin përmirësuar. Ajo u përgjigj shkurt: “Ne kemi qenë gjithmonë miq.”
Në atë moment, Trump reagoi i befasuar duke thënë: “Më keni braktisur”, ndërsa Meloni e kundërshtoi menjëherë deklaratën duke u shprehur: “Jo, kjo nuk është e vërtetë.”
Incidenti ndodhi pak para një dreke pune të G7, në një moment ku liderët botërorë po zhvillonin biseda joformale mes tyre.

Marrëdhëniet mes Melonit dhe Trump kanë pasur luhatje gjatë muajve të fundit, me tensione të lidhura me qëndrime politike për çështje ndërkombëtare, përfshirë konfliktin me Iranin dhe përdorimin e bazave ushtarake në Itali.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments