KreuAktualitetiArtan Hoxha i është përgjigjur Erion Veliajt, se ai nuk është pjesë...

Artan Hoxha i është përgjigjur Erion Veliajt, se ai nuk është pjesë e grupit të gazetarëve që paguhen nga Bashkia, duke bërë publik edhe një dokument me nënshkrimin e Veliajt për miratimin e inceneratorit të Tiranës.

Një shpërthim i papritur replikash mes Erion Veliajt dhe gazetarit investigativ, Artan Hoxha, i nisur fillimisht për përdorimin e një veture Mercedes nga kryebashkiaku, është shndërruar papritmas në një denoncim për implikimin e Lali Erit me çështjen e nxehtë të inceneratorëve.

Artan Hoxha duke u përgjigjur se ai nuk është pjesë e grupit të gazetarëve që paguhen nga Bashkia, për ta vërtetuar këtë ka bërë publik edhe një dokument me nënshkrimin e Veliajt për miratimin e inceneratorit të Tiranës. Ai e ka shoqëruar atë me shënimin: “Nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem kurrë në listë-pagesën e borderosë tuaj, sepse është borderoja më e madhe kriminale se çdo organizatë kriminale në këtë vend. Ja si mbyllet shkresa, me numër protokolli 9275, ku jepet miratimi për ndërtimin e inceneratorit 128 milionë euro të Tiranës” ka shkruar ai. (Lapsi.Al)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit