Artisti nuk vdes me vdekjen.
11 vjet pa të madhin, “buzeqeshjen” e kolosin e skenës Roland Trebicka.
11 vjet pa të madhin, “buzeqeshjen” e kolosin e skenës Roland Trebicka.
Artisti nuk vdes me vdekjen… Rolet dhe karakteret që ti i dhe skenës janë dhe do mbeten pasuri për të gjitha brezat!
11 vjet më parë ndahej nga jeta pas një sëmundje të rëndë, aktori ndoshta më i dashur shqiptar i të gjitha kohërave, Roland Trebicka.
Roland Trebicka lindi ne Korce me 12 Janar 1947 e shuhet në moshën 66-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Aktori i njohur Roland Trebicka nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë, e cila e mundonte prej kohësh. “Mjeshtri i madh” i aktrimit që njihej më së shumti si “Jovan Bregu”, për shkak të rolit të tij në komedinë “Pallati 174”, i cili vijon të mbetet në kujtesën e artdashësve si interpretimi i tij më i mirë, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Mësohet se aktori i ka kaluar momentet e fundit të jetës me të afërmit ne shtëpinë e tij.
Shenjat e sëmundjes iu shfaqën së tepërmi gjatë kohës që Trebicka po merrej me dramën “Një tablo absurde” në vitin 2011. Ai u kurua në një klinikë të specializuar në Paris të Francës, kundër kancerit në mushkëri, ku iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në kryeqytetin e Francës, për të u kujdes vajza e tij, që ndodhet prej vitesh me banim atje. Dy muaj pas shtrimit të tij në spital, qeveria shqiptare miratoi një fond për financimin e kurimit të aktorit, i cili mbante titullin “Mjeshtër i madh”.Te rrojme e ta kujtojme gjigandin e skenes dhe flmit Shqiptar…I perjetshem midis nesh,me rolet e tij brilante.
KARRIERA
Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Prirja e tij e jashtëzakonshme për humor spontan, i siguroi një pozitë të “privilegjuar” në kohën e shërbimit ushtarak. Vitet në këtë trupë profesioniste ku debutuan edhe aktorë të tjerë, të cilët më vonë do të bëheshin të famshëm në fushën e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koço Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj, ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm, që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. Kritika dhe kolegët e kanë vlerësuar vazhdimisht me nota maksimale për sensin e jashtëzakonshëm të humorit brenda dhe jashtë skene, në rol dhe jashtë rolit.
Ishtë mjeshtër i farsës dhe i groteskut, që e bazoi lojën e tij në një fantazi të shfrenuar dhe improvizime të paparashikueshme, jo vetëm për shikuesit, por edhe për partnerët. Nga ana tjetër është kampion i përkushtimit dhe disiplinës në punë. Këto cilësi të tij e kanë bërë një nga aktorët më të kërkuar nga regjisorët. Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”.
Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumta. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”)… tek “Një burrë me trëndafil”.
Në vitin 2002, për rolin e rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për çmimin “Aktori më i mirë mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” (Vaska) dhe “Koncert në vitin 1936” (Nesti)…
@NewsIn.Al

