KreuKulturë / ArtArtur Balli_Lajme me fyerje e përleshje të neveritshme parlamentare Lajme me...

Artur Balli_Lajme me fyerje e përleshje të neveritshme parlamentare Lajme me njerëz pa fe, atdhe, me njerëz llum që mbajn’ kollare

Kur u ktheva, dje, nga puna, ndersa haja dreken e vone, thashe te hap TV dhe te shoh ndonje lajm te fundit… Ne Ukraine, nje rakete kishte rene e shperthyer ne nje qender te banuar duke shkaterruar ndertesa dhe vrare njerez. Lajmi shoqerohej me pamje rreqethese te vraresh e te plagosurish, midis tyre femije. Imazhet percollen nje vajze te vogel, mbytur ne gjak, ne krahet e dikujt, qe perpiqej ta vendoste ne nje ambulance… Me mbeti ushqimi ne fyt. Ata femije te pafajshem qe mbase ishin duke luajtur, apo duke bere detyrat e shkolles, apo mbase ne tavolinen e bukes, enderronin te rriteshin e te gezonin dhuraten sublime te Zotit, JETEN. Ata, besoj, as qe e kishin idene mbi kampet e Lindjes dhe Perendimit, mbi interesat, pasurite, kufijte, hegjemonite dhe cmendurite e tyre. Ata vec donin te rriteshin dhe te jetonin Jeten.
Por, vetem disa sekonda me pas ketij lajmi te tmerrshem, (ashtu si ne nje ndeshje boksi kur pas nje uppercut-i” te forte me te majten vjen goditja direkte e knock out-it, me te djathten), spikerja e televizionit kombetar solli nje lajm edhe me “te tmerrshem”: Dua Lipa zbret nga makina per te hyre ne nje salle eventi te rendesishem, e veshur me nje fustan krejt te tejdukshem, ku i dalloheshin lirshem breçkat etj. Pastaj spikerja percolli opinionet dhe tronditjen e thelle te disa qarqeve dhe njerezve te shquar te artit mbi gjëmën e fustanit dhe breckave te Dua Lipes. Per mua, qe nuk jam edhe kaq i perditesuar me keto veshjet e sotme, Dua Lipa me fustan te tejdukshem m’u duk si nje murgeshe nen veladon krahasuar me sjelljet dhe fjalorin e banoreve tane te adhuruar te Big Brother-it. Po nejse, nuk di pse me shkoi nder mend te ripostoj e te ndaj me miqte e mij nje poezi lidhur me keto mediat tona …

Një ëndërr pashë…

Oh, çfarë ëndërr pashë mbrëmë,
të çuditëshme!
Sikur ish një perëndi, a ish një qenie
e fuqishme

Që afrohet pranë meje tinëzisht
edhe më thotë:
-O njeri, ti veç hap gojën, un’ të jap
ç’kërkon në botë!-

Po ç’mu ndez në mes të trurit një ide
e padëgjuar
Dhe prej gojës, befasisht, më rrodhën fjalët,
pa kuptuar:

“Do të doja, – thashë – veç një ditë në vit,
pa lajme, fare
Që, me ligj, të ish e shpallur ditë feste
kombëtare!!!

-Plotësuar qoft’ dëshira! – tha krijesa,
pak çuditur.
Buzëqeshi djallëzisht edhe në çast
u zhduk, papritur.

Ndërsa unë, plot ngazëllim, imagjinoja,
lumturuar
Ç’ditë qejfi, ç’ditë paqeje do ish,
ç’ditë e bekuar!

Ç’mrekulli, një ditë e tërë pa lajme shpifje,
pa lajme kote,
Lajme të fryra, lajme të ndyra, lajme vulgare
Lajme idiote

Lajme të rënda, me të paligjshëm, me trafikantë
lajme me vrasje
Lajme me sharje, lajme me ankthe, me kërcënime
që shtyjn’ në ngasje

Me kriminelë, politikanë zhytur në llum,
hajdutëri
Me militantë e prostituta që llapashiten,
në pasuri

Lajme me monstra dhe me të ligj të pafytyrë,
të papërgjegjshëm
Lajme me pseudo zyrtarë e injorantë
të gjithpushtetshëm

Lajme me fyerje e përleshje të neveritshme
parlamentare
Lajme me njerëz pa fe, atdhe, me njerëz llum
që mbajn’ kollare

Lajme mashtruese, lajme pa lajm, veç propagandë
pa pikë etike
Lajme të mjera, lajme të blera, lajme të dhjerra,
tragjikomike

Lajme që shpirtin ta helmojnë e vrasin shpresën
pa mëshirë
Ta prishin gjakun edhe humorin, ta ngrysin ditën
ende pa gdhirë

———–

Të them të tjera është kot, se ëndërr ish
nuk ish vërtet
Edhe nuk ish nga ato ëndrra që të bëhen
realitet

Ëndrra të tilla s’janë mesazhe prej perëndish,
që vijn’ për mirë
Por veç të shpresave të vrara, janë mirazhe
në shkretetirë.

A. Balli

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit