Në takimin e parë me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka lënë disa porosi të rëndësishme…
“Dua drejtorë që të mos komandojnë nga zyra, por të jenë në terren, për të kontrolluar, drejtuar dhe menaxhuar veprimtarinë e strukturave policore. Kërkoj analiza të qarta për realizimin e objektivave që keni marrë që në fillim të vitit, analiza për problematikat dhe propozime për zgjidhjen e tyre.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për cështje etike e që lidhen me kodin e sjelljes së efektivëve të Policisë së Shtetit. Kryepolicia ka kërkuar “të mos ketë asnjë punonjës policie me mjekër”. Me sa duket mjekra në Policinë e Shtetit ka ikur bashkë me ish-drejtorin Gledis Nano të shkarkuar para disa ditësh.
@NewsIn.Al

