Si sot, 150 vite më parë lindi një ndër figurat me emblematike të poezisë shqipe, një ndër përfaqësuesit më të spikatur të Kishës Katolike dhe mëmëdhetar i devotshëm! E ndërsa shqiptarët e kanë vlerësuar dhe vlerësojnë maksimalisht figurën dhe kontributin e tij, ana zyrtare e shtetit tonë mjerane, ngritur mbi idhuj të rremë, është i prirur të harrojë…. dhe jo pa dashje… Arsyen e ka dhënë vetë Fishta ma së miri, gati 100 vite më parë, në vargjet e fundit të kësaj poezie kaq të bukur!
At Gjergj Fishta
“Flamuri kombtar nuk ka ç’ka ban nder ne,
Po kje se dashtni nuk kem’ për Atdhe!
E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjasë, s’çan krye shqiptari për komb t’vet,
As për at gjuhë të ambël qi i la i Pari,
As pse Shqipnia n’vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari
Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget,
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë…”
28 Nanduer 1913
#NewsIn. Al

