Friday, January 16, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAtentat… kush është Kristian Kola, 34-vjecari i vrarë në Shkodër

Atentat… kush është Kristian Kola, 34-vjecari i vrarë në Shkodër

U qëllua nga dy persona me motor, kush është Kristian Kola, 34-vjecari i vrarë në Shkodër

Kristian Kola, 34 vjec, ne foto, eshte viktima e atentatit te ndodhur mbremjen e te enjtes ne Shkoder.

I riu eshte qelluar me arme nga dy persona prane nje lokali ne qender te qytetit.

Nje person u qellua me arme mbremjen e sotme ne Shkoder. Sipas informacioneve paraprake, personi qe ka qene objektiv i sulmit dyshohet se eshte Kristan Kola.

Ngjarja e rende ka ndodhur pak minuta me pare prane ish-kinema Republika prane qendres se qytetit.

Dyshohet se autoret e ngjarjes kane levizur me nje motor me te cili jane larguar menjhere pas te shtenave.

Forca te shumta policie mesohet se kane mberritur ne vendin e ngjarjes ku kane rethuar zonen dhe kane nisur hetimet per zbardhjen e krimit.

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments