Monday, January 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAtentat mafioz në Athinë. Ekzekutohet shqiptari . Raportohet dhe per viktima te...

Atentat mafioz në Athinë. Ekzekutohet shqiptari . Raportohet dhe per viktima te tjera

Atentat mafioz në Athinë. Ekzekutohet shqiptari .

Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një shkëmbimi zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se një person ka hapur zjarr jashtë ambienteve të një lokali në Nea Smyrni, në Athinë, ndërkohë që si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy persona, njëri prej tyre një grua e cila ishte rastësisht në zonë, pra ishte kalimtare.

Viktima me shtetësi shqiptare raportohet se është qëlluar në kokë nga autori i cili sipas dëshmitarëve ka qëlluar të paktën 4 herë drejt viktimës, ndërsa mbante një maskë për të mos u identifikuar. Para se të humbte jetën, edhe viktima ka arritur ta qëllojë ekzekutorin, i cili ka mbetur i plagosur.
Autori është arrestuar nga policia, ndërkohë që policia bën me dije se në vendngjarje janë gjetur tre gëzhoja 9 mm. Mediat greke raportojnë se dusyshimet e para janë ato të larjes së hesapeve.
@NewsIn.Al
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments