- Atentati ndaj Andrea Kalemit në Greqi, për larje hesapesh…emër i njohur nga Policia shqiptare
Nga krimet në Belgjikë, tek hakmarrja për kushëririn duke “hequr qafe” Edmond Papën, zbardhen detaje të reja, ja pse u plagos Andrea Kalemi në Greqi
51-vjeçari shqiptar Andrea Kalemi mbeti i plagosur mbrëmjen e së mërkurës në Greqi, pas një atentatiqë dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh.
Sot shkruan se Kalemi mund të ketë lidhje me vrajsen e Edmond Papës, në muajin dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë, por gjithashtu një tjetër pistë, ka të bëjë me akuzat e ngritura ndaj tij në vitin 2001, në Belgjikë, për vrasjen e dy personave.
Andrea Kalemi është djali i dajës së Aleksandër Sadikajt, të riut të vrarë me tritol më 11 qershor në Tiranë. Po ashtu, Kalemi rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Albano Velon dhe Andreu Boden, të arrestuar për vrasjen e Papës.(Sot)
Selanik_Arturo Selimllari
@NewsIn.Al

