Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAthinë_ Kumbaro: "Greqia gjigant i turizmit botëror, kemi shumë ç’të mësojmë"!

Athinë_ Kumbaro: “Greqia gjigant i turizmit botëror, kemi shumë ç’të mësojmë”!

Athinë_ Kumbaro: “Greqia gjigant i turizmit botëror, kemi shumë ç’të mësojmë”!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka zhvilluar një takim me homologun e saj grek, Vassilis Kikilias, si dhe ka nënshkruar për nisjen e një programi të përbashkët pune mes dy ministrive.

“Kënaqësi takimi me homologun grek, Ministrin e Turizmit Vassilis Kikilias ku nënshkruam fillimin e një programi të përbashkët pune mes dy ministrive tona. Nisim me formimin e një komiteti me anëtarë nga #Shqipëria e #Greqia përmes të cilit organizojmë forumin teknik mbi turizmin në Tiranë, që i jep jetë promovimit të përbashkët të destinacioneve për tregjet e largëta, shkëmbimin e dijeve dhe të dhënave ku nga Greqia si gjigant në turizmin botëror kemi shumë ç’të mësojmë, bashkëpunim për pjesëmarrjet në panaire dhe evente të rëndësishme dhe sigurisht angazhime të koordinuara në institucione ndërkombëtare që nga Organizata Botërore e Turizmit dhe tek të gjitha iniciativat rajonale”, shkruan Kumbaro.
@NewsIn.Al
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments