KreuAktualitetiAthinë_Sulm mafioz me një shqiptar të vdekur përballë fëmijës së tij

Athinë_Sulm mafioz me një shqiptar të vdekur përballë fëmijës së tij

Sulm mafioz me një shqiptar të vdekur përballë fëmijës së tij

Një burrë u vra mbrëmjen e së enjtes pas të shtënave në Virona. Sulmi ka ndodhur në sy të fëmijës së tij.

Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 21.30 të natës. Kur një çift ishte ulur në një makinë në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari, ndërsa fëmija i tyre po luante në park. Makina e viktimave i është afruar një motoçiklete dhe një person ka nisur të hedhë breshëri plumbash. Burri vdiq nga të shtënat dhe gruaja u plagos lehtë.

Sipas dëshmitarëve okularë, fëmija që luante në park e ka parë vrasjen. Në motoçikletë ndodheshin dy persona, sipas informacioneve të para, të cilët kanë qëlluar tre herë në kokë dhe qafë të viktimës dhe janë zhdukur.

Viktima është identifikuar dhe është një 32-vjeçar shqiptar dhe 37-vjeçarja është bashkatdhetare e tij.

Njësia e Hetimeve Kriminale të policisë po heton zonën dhe sulmi besohet të jetë i lidhur me jetën e natës dhe larje hesapesh.

Gruaja e cila ishte në gjendje shoku ka njoftuar Policinë se çfarë ka arritur të shohë nga sulmuesi që ka qëlluar nga dritarja e derës së shoferit.

Sipas informacioneve, personi i vrare ne shtetin Grek është Roan Brahimi, i njohur si armik i Vis Martinaj.

Ai ka qene i kerkuar nga policia per ngjarje te ndodhura ne Lezhe dhe Laç.

Se fundmi ai u shpall ne kerkim per atentatin ndaj Ylli Brahimit ku mbeti i vrare Klisman Preci.

Vajza tjeter qe mbeti e plagosur behet fjale per shtetasen shqiptare me Iniciale K.B.

Dyshohet se viktima e sulmit ka qënë një prej aitorëve të atentatit të Fushë Krujës, ku mbetën të vraëe Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit