KreuAktualitetiAty ku nuk ka largësi ! Nga ditari I nje emigranteje!/...

Aty ku nuk ka largësi ! Nga ditari I nje emigranteje!/ Anna Maria Dhamo

Aty ku nuk ka largësi !

Nga ditari I nje emigranteje!!!

🇦🇱
Ndonjëherë mendoj se largësia është një shpikje e njerëzve, jo një e vërtetë e zemrës.

Ka pasur kohë në jetën time kur kam ndjerë dikë pranë, edhe pse ndoshta na ndanin rrugë të gjata, qytete, apo heshtje që nuk kapërceheshin lehtë.

Dhe po aq herë kam kuptuar se shpirtrat nuk e njohin distancën ashtu siç e njohim ne me hartë në dorë.

Më ka ndodhur ta kërkoj një shpjegim për këtë ndjesi, diçka konkrete ku të mbështes mendimin tim.
Dhe gjithmonë më kanë ardhur në mendje dielli dhe hëna.

Ata nuk takohen kurrë në mënyrën që do të donim ne, nuk ndajnë të njëjtin qiell në të njëjtën kohë, e megjithatë janë pjesë e të njëjtit cikël, të së njëjtës rrugë të paracaktuar.

Lindja dhe perëndimi duken si ndarje, si dy skaje që nuk preken. Por në të vërtetë janë vetëm stacione të ndryshme të së njëjtës udhë.
Si dy njerëz që presin në vende të ndryshme, ndoshta në të njëjtin tren të jetës, dhe përshëndeten përmes një xhami pa mundur të preken, por duke e ditur se janë aty.

Dhe ajo që më ka bërë gjithmonë përshtypje është se, edhe kur duken të ndarë, gjithmonë ka sy që i ndjekin të dyja anët.

Gjithmonë ka dikë që sheh fillimin dhe fundin njëkohësisht. Ndoshta sepse, në thelb, nuk janë as fillim dhe as fund—janë vazhdim.

Sot, kur e lexova sërish këtë mendim të vjetër, e ndjeva si një valë të lehtë trazimi.
Jo dhimbje, jo mall i rëndë por, një kujtim i qetë i një kohe kur besoja fort në këtë lidhje të padukshme mes njerëzve.

Dhe ndoshta, në një mënyrë të heshtur, vazhdoj ta besoj ende.

Ndoshta sepse disa pjesë të shpirtit nuk mësojnë kurrë të largohen.

🇬🇷
Απο ημερολόγιο τής μιας μετανάστριας!!

Εκεί που δεν υπάρχει απόσταση !!!

Μερικές φορές σκέφτομαι πως η απόσταση είναι μια επινόηση των ανθρώπων, όχι μια αλήθεια της καρδιάς.

Υπήρξαν περίοδοι στη ζωή μου που ένιωθα κάποιον κοντά μου, παρόλο που μας χώριζαν δρόμοι μεγάλοι, πόλεις, ή σιωπές που δεν ξεπερνιούνται εύκολα.
Και άλλες τόσες φορές κατάλαβα πως οι ψυχές δεν γνωρίζουν την απόσταση όπως τη γνωρίζουμε εμείς, με έναν χάρτη στο χέρι.

Μου έχει συμβεί να ψάχνω μια εξήγηση γι’ αυτό το συναίσθημα, κάτι για να στηρίξω αυτή τη σκέψη. Και πάντα μου έρχονται στο μυαλό ο ήλιος και το φεγγάρι.

Δεν συναντιούνται ποτέ όπως θα θέλαμε εμείς, δεν μοιράζονται τον ίδιο ουρανό την ίδια στιγμή, κι όμως είναι μέρος του ίδιου κύκλου, της ίδιας προκαθορισμένης πορείας.

Η ανατολή και η δύση μοιάζουν σαν χωρισμός, σαν δύο άκρα που δεν αγγίζονται.
Στην πραγματικότητα όμως είναι απλώς διαφορετικοί σταθμοί της ίδιας διαδρομής.
Σαν δύο άνθρωποι που περιμένουν σε διαφορετικά μέρη, ίσως στο ίδιο τρένο της ζωής, και χαιρετιούνται μέσα από ένα τζάμι—χωρίς να μπορούν να αγγιχτούν, αλλά ξέροντας πως είναι εκεί.

Και αυτό που πάντα μου έκανε εντύπωση είναι πως, ακόμα κι όταν φαίνονται χωρισμένοι, υπάρχουν μάτια που παρακολουθούν και τις δύο πλευρές. Υπάρχει πάντα κάποιος που βλέπει την αρχή και το τέλος ταυτόχρονα.
Ίσως γιατί, στην ουσία, δεν είναι ούτε αρχή ούτε τέλος—είναι συνέχεια.

Σήμερα, όταν διάβασα ξανά αυτή τη σκέψη του παρελθόντος, την ένιωσα σαν ένα απαλό ταρακούνημα.
Όχι πόνο, όχι βαρύ καημό—αλλά μια ήρεμη ανάμνηση μιας εποχής που πίστευα βαθιά σε αυτή την αόρατη σύνδεση ανάμεσα στους ανθρώπους.
Και ίσως, με έναν
σιωπηλό τρόπο, συνεχίζω να το πιστεύω ακόμα.

Ίσως γιατί κάποια κομμάτια της ψυχής δεν μαθαίνουν ποτέ να απομακρύνουνται !

AnnaMariaDhamo #PeraiaThessaloniki

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit