Autori shkon me αrmë në dorë bashkë me djalin për një grindje bastesh!
Publikohet një foto e njeriut që hyri me αrmë në dorë në ambjentet e zyrës së PSD në zonën e “Ali Demit” në Tiranë këtë të martë. Në foto duket qartë personi i shpallur në kërkim Arjan Talhellari, i cili shfaqet me një αutomatik të zi në duar.
Autori mban të veshur një kapele dhe bluzë të bardhë, ndërsa në duar duket qartë që mban në duar një automatik “Skorpions” të zi. Personi tashmë është shpallur në kërkim së bashku me djalin e tij, Lorenco Talhellari.
Shkak i konfliktit mësohet se është bërë Lorenco Talhellari me një person tjetër, ku si motiv sipas burimeve të policisë ishte sheri për bastet sportive. Në ndihmë të djalit ka shkuar babai i tij, Arjani, i cili është shfaqur me një armë në dorë që në dukjet shihet si automatik “Skorpions”.
@NewsIn.Al

